image Avdullah Hoti në ditën e parë si kryeministër: Unë i besoj vetes

Politikë

Avdullah Hoti në ditën e parë si kryeministër: Unë i besoj vetes

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ai si kryeministër ka besim në vete dhe në koalicionin qeverisës për të dialoguar me Serbinë dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Unë i besoj vetes dhe i besoj këtij koalicioni qeverisës, e kam të qartë çfarë duhet të dialogohet dhe çfarë nuk duhet të dialogohet. Në një të ardhme unë do të ftojë liderët e opozitës, në një tryezë ku do të diskutojmë bashkërisht. Përtej asaj na duhet një marrëveshje me Serbinë, që duhet të përfundojë përgjithmonë”, është shprehur Hoti në RTK.

Hoti më tutje ka theksuar se veprimi i ish-kryeministrit Albin Kurti për mospjesëmarrje në ceremoninë e pranim-dorëzimit nuk ishte veprim i duhur.

“Ish-kryeministri nuk ishte në zyrë. Unë mendoj se kjo nuk tregon aspak kulturë institucionale. Unë në të ardhmen do t’ia dorëzoj dikujt tjetër, duhet të pajtohemi me rotacionet e pushtetit”, deklaroi Hoti./ Gazeta Sinjali/