image Avdullah Hoti mban sot interpelancë për Liqenin e Ujmanit

Politikë

Avdullah Hoti mban sot interpelancë për Liqenin e Ujmanit

news image

Dy seanca plenare do të mbahen sot në Kuvendin e Kosovës, ku njëra është vazhdim i seancës me pikat e mbetura nga të kaluarat, ndërsa tjetra është seancë e re, ku kryeministri Avdullah Hoti do të jetë në interpelancë për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”, shkruan Gazeta Sinjali.

Vazhdimi i kësaj seance fillon në orën 09:30, ndërsa seanca e re në ora 11:00.

Ky është rendi i ditës i seancës së re plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019,

Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Komisionit për Ndihmë Shtetërorë për vitin 2019.

/Gazeta Sinjali/