image Avdullah Hoti i lut qytetarët: Vaksinohuni, përndryshe në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt

Kosovë

Avdullah Hoti i lut qytetarët: Vaksinohuni, përndryshe në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti tha se nëse nuk vaksinohemi, mësimi nuk do të fillojë me orar të rregullt në shtator dhe ekonomia do të mbyllet.

“Lutje për të gjithë për vaksinim. Përndryshe, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë”, ka shkruar Hoti. /Gazeta Sinjali/