Liverpooli ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat minimal 1-0 në kuadër të derbit të xhiros së 10 në Premier Ligë.
Golin e vetëm dhe të fitores për nikoqirët e realizoi Salah në minutën e 76.
Kësaj fitoreje të madhe të ekipit nga “Anfield” duket t’i jetë gëzuar edhe ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.
Hoti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shpërndau momentin e goditjes së përfaqësuesit të Egjiptit, ndërsa në përshkrim ia bashkangjiti edhe rezultatin.
Kujtojmë se Hoti shpeshherë bën postime sportive, sidomos kur fiton skuadra për të cilën ai bën tifo, Liverpool.