Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë vendim për emërimin e Ekrem Hysenajt, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-102 me Ligjin nr.04/L-115, me Ligjin nr.04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
“Pasi të përfundojë detyrën e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, z. Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK –ja për zbatimin e tij”, thuhet ndër të tjera.
Ndryshe, Gazeta Sinjali raportoi dje ekskluzivisht për pezullimin nga detyra të drejtori të ATK-së, Ilir Murtezaj.