image Avdullah Hoti e emëron edhe një këshilltar politik

Kosovë

Avdullah Hoti e emëron edhe një këshilltar politik

news image

Kryeministri Avdullah Hoti e ka emëruar Sylë Vitinë këshilltar politik të tij dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, raporton Gazeta Sinjali.

Njoftimin e ka dhënë Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në mbështetje të përgjegjësive të tij kushtetuese, emëroi sot z. Sylë Vitia Këshilltar Politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

ZKM gjithashtu ka treguar edhe detyrat që është paraparë t’i kryejë Sylë Vitia në pozitën e re në kabinetin e kryeministrit.

“Përveç detyrave të tjera të parapara, z. Vitia do të punojë me prioritet për shqyrtimin e të gjitha kërkesave të kësaj kategorie, të cilat presin përgjigje”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit. /Gazeta Sinjali