Aktivistja Zana Avdiu ka dhënë detaje në lidhje me situatën që u krijua së fundmi, pas deklaratave të saja në lidhje me futbollistin i cili përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, e që është me prejardhje nga Kosova, pra Granit Xhakën.
Aktivistja, ka treguar se ka denoncuar mbi 200 persona, siç thotë vet ajo burra dhe djem për kërëcënimet ndaj saj.
“Veç unë i kom çu mbi 200 veta në Polici, për kërrcënime. 200 burra krejt, burra dhe djem”, ka thënë ajo në emisionin e Oxygen Show.
Tutje Avdiu, është shprehur e kënaqur me intervenimin e organeve të drejtësisë.
“Shumë kanë reagu mirë edhe Policia edhe Prokuroria, shumë efikas. Ka pasë raste që në ora 10 të ditës personi më ka shkru, e në ora 2 është arrestu.”
Kujtojmë se Avdiu, ishte subjekt i shumë kërcënimeve nga Kosova e jashtë saj, për të cilën shkruan edhe mediat ndërkombëtare.