Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës sot ka njoftuar se në Kosovë është paraqitur sëmundja e njohur si Murtaja Afrikane e Derrit, ku rasti i parë pas marrjes së mostrave në terren është paraqitur në komunën e Kllokotit.
Pas këtij konfirmimi, AUV ka ndarë disa këshilla se si të mbrohen fermat nga infektimi me këtë sëmundje.
10 këshilla për fermerët që mbajnë derra:
- Parandaloni kontaktin e derrave të tjerë me derrat tuaj
- Mbani derrat në kushte të mira
- Mos shkoni në tregje apo vende tjera ku ka derra
- Vendosni masat e biosigurisë ne fermë
- Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës,
- Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve,
- Pastroni dhe dezinfektoni objektet, pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me derrat
- Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent
- Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmojë për asgjësim
- Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike derrat e ngordhur.
Ndryshe, në komunikatën e AUVK bëhet e ditur se ekipet e inspektorëve veterinarë bashkë me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës së prekur në Komunën e Kllokotit dhe se është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës.
AUV apelon të gjithë fermerët që të raportojnë për çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes.
“Është e ndaluar therja e kafshëve që tregojnë çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes andaj fermerët duhet të raportojnë tek autoriteti kompetent AUV kur ka simptoma tek derrat. Po ashtu gjuetarët duhet të lajmërojnë AUV-në, në çdo raste kur hasin derr të ngordhur në pyje. Kjo, në mënyrë që të izolohet përhapja e sëmundjes”, apelon AUV.