Ellie Goulding, këngëtarja me famë botërore i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar në martesë lidhjen e saj me Caspar Jopling.
Ceremonia martesore është bërë në Katedralen York Minster, Angli. E gjithë dasma e saj kishte tendenca tradicionale, sikurse edhe fustani i saj dizenjuar nga Natacha Ramsay-Lévi.
Ellie dhe Caspar u fejuan vitin e shkuar, ndërsa nuk pritën shumë për dasmën duke surprizuar të gjithë fansat.
Dasma bëri bashkë disa emra të njohur si dyshen Katy Perry- Orlando Bloom apo James Blunt dhe gruan e tij, Sofia Wellesley.
Në ceremoninë martesore ishte e pranishme edhe një anëtare e familjes mbretërore britanike, princeshë Eugenie.