image Autorizohet nisja e një terapie të re eksperimentale për pacientët me COVID-19

Shëndetësi

Shëndetësi/ Autorizohet nisja e një terapie të re eksperimentale për pacientët me COVID-19

news image

Agjencia Italiane e Barnave AIFA, ka autorizuar nisjen e një kure tjetër eksperimentale, ku bëhet fjalë për ilaçin AVIGAN, apo favipiravir, një anti grip e cili po përdoret si kurë eksperimentale në Japoni për pacientët me COVID-19.

Ministri i Shëndetësinë, Roberto Speranza, ka informuar sot se komiteti shkencor i Agjencisë Italiane të Barnave ka vendosur të nis eksperimentimin e kurës Aviga/favipiravir dhe në Itali.

Kjo agjenci do të nis brenda pak ditësh një program eksperimental e analize, të ilacit si terapi në fazat fillestare të virusit e shumë shpejt protokolli do të jetë operativ në të gjithë territorin kombëtar.

Deri më sot në Itali për kurimin e pacientëve me Covid-19 po përdoren 2 terapi eksperimentale ; 1- me ilaçin Remdesivir i përdorur për pacientët me Ebola, ndërsa terapia e dytë me Tacilicumab, një ilacë anti-artrit e anti-reumatizëm.

Kanë qenë guvernatorët e rajonit të Lombardisë e Benetos që kanë apeluar qeverinë për nisjen e kësaj terapie të re me Avigan, pas publikimit të një video nga një farmacist italian mbi aftësitë e këtij ilaçi dhe për pacientët me koronavirus e konfirmimit të përdorimit të tij dhe në Japoni./Gazeta Sinjali/