image Autoritetet ukrainase: 25 gra dhe vajza nga mosha 14-24-vjeç thonë se janë përdhunuar nga rusët në Bucha

Botë

Autoritetet ukrainase: 25 gra dhe vajza nga mosha 14-24-vjeç thonë se janë përdhunuar nga rusët në Bucha

news image

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas, Lyudmyla Denisova, ka thënë se 25 gra dhe vajza kanë thënë se janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha.

Denisova ka thënë se një linjë telefonike që ofron mbështetje, kishte marrë të paktën 25 raporte për përdhunimin e grave dhe vajzave të moshës 14-24 vjeç ga ushtarë rusë, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo tha se Ukraina kishte prova të “gjenocidit të popullit ukrainas” dhe të krimeve ushtarake, duke shtuar se përdhunimi ishte “arma e re” e forcave ruse.

“Kjo po ndodhte për një muaj. Ne do të vazhdojmë t’i dokumentojmë këto krime të tmerrshme, për fat të keq dhe çdo kriminel do të dënohet.”

Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive në Bucha.

/GazetaSinjali/