image Autoritetet shëndetësore në Suedi: Njerëzit mund të jenë imun vetëm gjashtë muaj pas shërimit nga koronavirusi

Botë

Autoritetet shëndetësore në Suedi: Njerëzit mund të jenë imun vetëm gjashtë muaj pas shërimit nga koronavirusi

news image

Autoriteti i lart shëndetësor i Suedisë thotë se njerëzit që kanë qenë të infektuar me koronavirus mund të jenë imunë të paktën gjashtë muaj pasi të infektohen.

Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik njofton se personat që tashmë janë shëruar prej koronavirusit, nuk u ekspozohen njerëzve që janë prekur me koronavirus, pasi që nuk ka raste që një person të riinfektohet.

“Ne nuk shohim raste kur njerëzit sëmuren dy herë nga Covid-19”, tha epidemiologu Anders Tegnell gjatë një konference për shtyp në Stokholm. “Prandaj, vlerësimi ynë është që nëse prekeni nga Covid-19, do të bëheni imun për një kohë edhe nëse nuk zhvilloni antitrupa”, shtoi ai.

Reagimi i antitrupave ndaj Covid-19 është duke u studiuar nga afër në të gjithë botën për indikacionet se sa mund të zgjas imuniteti.

Hulumtimet nga Instituti Karolinska i Suedisë kanë treguar se rreth dy herë më shumë njerëz të infektuar nga Covid-19, kanë zhvilluar një imunitet të ndërmjetësuar nga qeliza T, sesa ata që kanë një nivel të detektueshëm të antitrupave. /Gazeta Sinjali/