image Autoritete gjermane marrin vendim për shoferin kosovar që voziti autobusin 31 orë pa u ndalë

Kosovë

Gjoba/ Autoritete gjermane marrin vendim për shoferin kosovar që voziti autobusin 31 orë pa u ndalë

news image

Tre shoferë të autobusit që ishin nisur nga Peja për në Dortmund janë gjobitur nga autoritetet gjermane me 5 mijë euro për shkak se kishin vozitur autobusin për 31 orë pa u ndalur fare.

Gjatë kontrollimit të biletave ishte konstatuar se autobusi ishte nisur nga Peja më 11 nëntor në ora 7:00 të mëngjesit. -Shoferi kishte deklaruar se në autobus ishte edhe një shofer i dytë, por më pas u vërtetua se ishte edhe një i tretë që gjendej aty.

Inspektorët e kontrollit poashtu panë se në diagramin e shënimeve mungonin 1 mijë e 200 kilometra raporton Blickaktuell.de.

Ata verifikuan edhe kohën e ngasjes ku doli se shoferi kishte vozitur pa ndal për 31 orë apo rreth 10 orë më shumë se koha e lejuar.

Poashtu doli se edhe shoferët e tjerë nuk e kishin drejtuar fare autobusin gjatë rrugëtimit nga Peja për në Gjermani. Autobusit iu ndalua vazhdimi i rrugës tutje për shkak se kishte edhe defekte serioze.

Për tre shoferët dhe për firmën e autobusit janë iniciuar procedura përkatëse të procedurës administrative, ose gjithsej 5 mijë euro gjobë.

Shtatë udhëtarët e autobusit janë bartur me një autobus tjetër deri në vendin e destinimit./Gazeta Sinjali/