image Autorietet amerikane kapin në aeroport një armë të fshehur brenda një pule të papjekur

Botë

Autorietet amerikane kapin në aeroport një armë të fshehur brenda një pule të papjekur

news image

Një armë e fshehur në një pulë të papjekur, është kapur nga zyrtarët amerikanë të transportit, gjatë një përpjekje të të dyshuarve, për ta kontrabanduar atë përmes avionit.

Ky komplot i shpezëve u godit nga oficerët e Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) në aeroportin Fort Lauderdale-Hollywood të Floridës.

Arma e udhëtarit u pikas përpara se të hipte në bord, e mbushur brenda zogut dhe e mbështjellë në paketim letre.

Oficerët e TSA bënë shaka në Instagram se skema “nuk ishte as gjysmake”.

Zyrtarët nuk zbuluan se kush e kishte hartuar planin, por fotot e postuara në Instagram nga TSA treguan oficerët duke ekzaminuar zogun brenda një zone kontrolli të aeroportit, përpara se të hiqnin armën dhe ta hapnin atë.

Me afrimin e shpejtë të festave vjetore të Ditës së Falënderimeve, agjencia shton kujdes në lojërat festive, duke thënë se oficerët e saj “po punojnë gjithmonë në çdo kohë për t’ju mbajtur të sigurt”.

Instagram will load in the frontend.

/GazetaSinjali/