image Autopsia për myftiun Zukorliq do të zgjasë nga shtatë deri në 30 ditë

Rajon

Autopsia për myftiun Zukorliq do të zgjasë nga shtatë deri në 30 ditë

news image

Pasi Gjykata e Lartë e Novi Pazarit vendosi për zhvarrosjen e trupit të myftiut Muamer Zukorliq, për të kryer autopsinë në mënyrë që të zbulohet shkaku i vdekjes së tij, djali i tij, Usame Zukorliq, ka thënë se kjo mund të marrë kohë nga shtatë deri në 30 ditë.

“Shkaku i vdekjes së Muamer Zukorliqit pas autopsisë do të dihet pas shtatë deri në 30 ditë”, është shprehur djali i myftiut për TV K1.

Ai tutje tha se qëllimi i kësaj autoposie është të zbulohet e vërteta se kush ka dorë në këtë vdekje, teksa shtoi se si familje nuk do të jenë të qetë derisa sa të zbulohet kush kreu, sipas tij, krimin.

“Në autopsi po marrin pjesë ekipe mjekësh nga Nishi, Sarajeva dhe Hamburgu. Kolegët nga Nishi thanë se do të jepnin kontributin maksimal për të qenë në një kohë sa më të shkurtër”, tha ai.

Akademiku Muamar Zukorliq, ish-myftiu i Sanxhakut dhe kandidat për reis-l-ulema i Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë, kishte vdekur papritur më 6 nëntor të 2021-ës, në moshën 52-vjeçare.

Mbi 100 mijë besimtarë thuhet të ishin pjesë e ceremonisë së varrimit të tij në Novi Pazar.

/GazetaSinjali/