image Autopsia e fundit e Geroge Folyd zbulon se ai ishte infektuar me koronavirus

Botë

Autopsia e fundit e Geroge Folyd zbulon se ai ishte infektuar me koronavirus

news image

Raporti i fundit i autopsisë së George Floyd ka zbuluar se 46-vjeçari kishte qenë i infektuar me koronavirus, por nuk vdiq për këtë shkak.

Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Hennepin ka treguar se Folyd ishte diagnostifikuar me COVID-19 më 3 prill.

Mirëpo, nuk rezulton që sëmundja ka kontribuar në vdekjen e tij, shkruan dailymail, transmeton Gazeta Sinjali.

Në autopsi thuhet se Folyd pësoi arrest kardiopulmonar pasi që oficeri i policisë e shtypi në qafë për më shumë se tetë minuta. Theksohet se ai kishte një histori të sëmundjeve të zemrës, më saktësisht Floyd kishte disa ngushtime të arterieve në zemër.

Akuza të reja janë ngritur kundër të katër policëve të pushuar nga puna, të cilët ishin të pranishëm në momentin e vdekjes së George Floyd në Minneapolis, njoftoi të mërkurën Prokurori i Përgjithshëm i Minesota.

Oficeri, i cili vuri gjurin e tij në qafën e Floyd, edhe më parë ishte akuzuar për vrasje.

Tre oficerët e tjerë po përballen me akuza për ndihmë dhe forcim të vrasjes.

Vdekja e Floyd ndezi protesta të mëdha në SHBA kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë kundër afrikano-amerikanëve. /Gazeta Sinjali/.