Një zyrtar policor dhe dy këmbësorë janë lënduar si pasojë e goditjes nga një automjeti i udhëtarëve, mbrëmë rreth orës 21:13, në fshatin Bajskë të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.
Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi që shoferi i automjetit nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kur është urdhëruar që të ndalet nga zyrtari policor, duke e goditur atë dhe dy këmbësorë.
“Derisa njësia policore kishte ndaluar një automjet dhe ishte duke kryer kontrollin, nga mbrapa kishte shkuar i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin tij duke zhvilluar shpejtësi të madhe, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe në momentin kur zyrtari policor e sinjalizon që të ndalet, i dyshuari nuk arrin që të ndalet me veturën e tij dhe godet zyrtarin policor, si dhe dy persona tjerë të cilët kanë qenë jashtë veturës”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë.
Të lënduarit, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK./Gazeta Sinjali/