image Automjeti e godet një këmbësore në Rahovec, ia thyen këmbën e djathtë

Siguri

Automjeti e godet një këmbësore në Rahovec, ia thyen këmbën e djathtë

news image

Një këmbësore është goditur nga një automjet në fshatin Çifllak të Rahovec, pasditen e sotme rreth orës 17:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të goditjes, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, tha se këmbësores i është thyer këmba e djathtë.

Xhurkaj për Gazetën Sinjali tha se e lënduar nga të afërmit e saj është dërguar për tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në fshatin Ratkoc, për t’u bartur pastaj në Spitalin e Gjakovës.

Sipas policisë, shkaku i aksidentit ishte mospërshtatshmëria e shpejtësisë së lëvizjes dhe pashmëria e zvogëluar nga kushtet atmosferike.

“Më datë 28.12.2020 rreth orës 17:30 minuta, fshatin Çifllak Rahovec ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale dhe një person i lënduar. Të përfshirë në aksident është një automjet me një këmbësore. Deri te aksidenti është ardhë deri sa ngasësi i automjetit Opell Astra, i dyshuari ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugore Ratkoc – Kramovik dhe kur arrin ne fshatin Çifllak nuk e përshtat shpejtësinë e lëvizjes, ku koha ishte e vranët dhe duke reshur shi (pashmëria e zvogëluar) nuk e vëren këmbësoren e cila ishte duke e kaluar rrugën nga krahu i djathtë i lëvizjes së automjetit dhe me pjesën e përparme të krahut të majtë të automjetit e godet këmbësoren dhe e përplasë për tokë”, tha ai.

Sipas raportit mjekësor, Xhurkaj njoftoi se e lënduar është jashtë rrezikut pë rjetë.

Ai tha se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili urdhëroi që rasti të shkojë në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/