Grupi i mercenarëve Wagner ka nisur një rebelim që nga mbrëmja e djeshme. Wagneri po synon të futet në Moskë. Deri tash raportohet se ka nën kontroll qytetin e Rostovit dhe Voronezhit.
Automjetet ushtarake të Wagnerit janë rreshtuar nëpër rrugët e Rostovit.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se grupi pothuajse ka pushtuar vendet kryesore të sigurisë.
Kjo sipas tyre, përfshin edhe shtabin ushtarak që koordinon operacionet në Ukrainë.