Janë bërë rreth një muaj që në rrugën “Xhorxh Bush”, në Prishtinë është ndaluar lëvizja e automjeteve, por edhe përkundër ndalesës jo pak vetura po lëvizin aty pari e të cilat po gjobiten nga forcat e rendit.
Policia po vazhdojnë gjobitjet, ku siç edhe shihet në fotografi paraditen e sotme janë krijuar kolona të automjeteve tek Katedrala, të cilat presin në rend për marrjen e tiketave si shkak i lëvizjes në rrugën e cila është ndaluar për automjete, pos taksive dhe autobusëve.
Edhe përkundër ndalimit të lëvizjes së automjeteve në këtë pjesë, komuna nuk ka hequr e vendosur shenjat mbi semaforët te katedrala të cilat ende vazhdojnë të mbesin të vjetrat.
Derisa shenja janë vendosur disa metra pasi hyhet në këtë pjesë të cilat nuk jan lehtësisht të dallueshme për drejtuesit e automjeteve, që e kanë të ndaluar qarkullimin me veturë në këtë rrugë.
E në shehsin “Xhorxh Bush” është i lejuar vetëm qarkullimi për autobusë, taksi e vetura emergjente.
Nga Policia e Prishtinës tregojnë për SInjalin se në hyrje te rrugës “Xhorxh Bush”, janë vendosur patrulla policore, me qëllim të marrjes së masave preventive si dhe ato te ndëshkimit për ngasësit qe nuk respektojnë shenjat e trafikut.
“Gjoba është sipas ligjit mbi komunikacionin rrugor, për mos respektim të shenjave te trafikut, 40 euro ndërsa tejkalimi i vijës se plote është dënimi 150 dhe konfiskimi patentë shoferit për 3 muaj”, thanë nga Policia e Prishtinës.
Më tej ata shtojnë se ndëshkimet tjera janë sipas rregullores se Kuvendit Komunal të Prishtinë, të cilat i zbatojnë inspektorët komunal.