image Autogoli më i çuditshëm i Evropianit, Belgjika zhbllokon rezultatin

Futboll

Autogoli më i çuditshëm i Evropianit, Belgjika zhbllokon rezultatin

news image

Grupi B sot në orar ka ndeshjen e fundit para fazave eliminuese, shkruan Sinjali Sport.

Finlanda po luan kundër kombëtares numër një në botë sipas FIFA-s, Belgjikës.

Rezultati ka ndryshuar në minutën e 74-të, në të mirë të Belgjikës.

Pas goditjes me kokë nga Vermaelen që e qëlloi shtyllën topi i kthyer te portieri u devijua dhe hyri goli i parë në këtë ndeshje.

Belgët siguruan kualifikimin për në raundin tjetër pas dy fitoreve në ndeshjet e para, ndërsa baltikët kanë një fitore dhe një humbje.

Kjo sfidë po zhvillohet në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut në Rusi. /Gazeta Sinjali Sporti/