40 udhëtarë kanë qenë në autobusin e linjës Shqipëri-Kosovë i cili para pak minutave është përfshirë nga zjarri.
Sinjalizuesit kanë raportuar në kohë reale për këtë rast, duke mos pasur ndonjë informacion të saktë ende për arsyen e përfshirjes nga zjarri.
Sinjali merr vesh se nga 40 udhëtarët që kanë qenë në këtë autobus të gjithë kanë shpëtuar pa lëndime. Ata kishin arritur të largohen me kohë nga autobusi i cili më pas u bë shkrumb e hi.
Mediat në Shqipëri raportojnë se një problem teknik, ka shkaktuar zjarrin në autobusin që po udhëtonte drejt Kosovës.
Nga pamjet e dërguar nga sinjalizuesit shihet se kolonë e gjatë është shkaktuar në “Rrugën e Kombit”./Sinjali/