image Autobusi nga Kosova aksidentohet në Gjermani, përplaset me një tramvaj

Diasporë

Autobusi nga Kosova aksidentohet në Gjermani, përplaset me një tramvaj

news image

Një autobus nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Duseldorfit në Gjermani, ka njoftuar “RP Online”.

Autobusi, që i përket kompanisë “Barileva Turist”, është përplasur me një tramvaj.

“Tramvaji doli nga shinat dhe shoferi i autobusit është plagosur lehtë”, ka konfirmuar Policia.

Nuk raportohet për të tjerë të lënduar.

/GazetaSinjali/