image Autobusi me targa greke përplas për vdekje këmbësorin në Gjirokastër

Rajon

Rajoni/ Autobusi me targa greke përplas për vdekje këmbësorin në Gjirokastër

news image

Një këmbësor është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Humelic.

Policia sqaron se “këmbësori është aksidentuar nga një autobus me targa greke, i cili drejtohej nga një 45-vjeçar me iniciale L.R. “

Mësohet se viktima ishte nga fshatrat e Përmetit dhe ishte nen efektin e alkoolit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet proceduriale. /Gazeta Sinjali/