Janë shpeshtuar rastet kur automjetet tejkalojnë në vijë të plotë, diçka që është e ndaluar me rregulla të komunikacionit, shkruan Gazeta Sinjali.
E një tejkalim të tillë e ka bërë shoferi i një autobusi të kompanisë turistike “Barileva” në fshatin Toplicë të Serbisë.
Mirëpo ky shofer këtë tejkalim e ka bërë në kthesë, gjë që e shton rrezikun për të dhe pjesëtarët e tjerë në komunikacion.
Sipas një videoje që e ka dërguar një sinjalizues, ai shihet se e bën tejkalimin, e shembullin e tij e ndjek edhe shoferi i një veture tjetër.
Sinjalizuesi tha që nuk e di se sa udhëtarë kanë qenë në autobus, por që raste të tilla ka mjaft shpesh.