image Autobusi i stërmbushur me udhëtarë qarkullon në rrugët e Prishtinës, sfidon masat e Qeverisë

Kosovë

Autobusi i stërmbushur me udhëtarë qarkullon në rrugët e Prishtinës, sfidon masat e Qeverisë

news image

Masat e reja të Qeverisë bien në vesh të shurdhër, atëherë kur është fjala të respektohen ato. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me një autobus urban në Prishtinë, i cili është stërmbushur me udhëtarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një fotografi të publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes në Prishtinë, shihet se si në këtë autobus udhëtarët jo vetëm që kanë zënë të gjitha ulëset e autobusit, mirëpo qëndrojnë edhe në këmbë.

May be an image of outdoors

Kujtojmë se me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës operatorët e transportit rrugor lejohen të punojnë duke shfrytëzuar vetëm 50% të kapacitetit të ulëseve.

/Gazeta Sinjali/