Janë shpeshtuar tejkalimet e automjeteve që rrezikojnë këmbësorët dhe shoferët, mirëpo është rritur edhe numri i qytetarëve që i raportojnë këto raste në media, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku autobusi i linjës Gjakovë-Prishtinë (Meti comerc) tejkalon në vijë të plotë dy automjete të rënda.
Fotografitë janë realizuar në magjistralen Gjakovë – Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur “Kodra e Becit”, rreth orës 14:41.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/