image Autobusi bëhet ‘shkrumb e hi’ në autostradën “Rruga e Kombit”

Kosovë

Autobusi bëhet ‘shkrumb e hi’ në autostradën “Rruga e Kombit”

news image

Një autobus është përfshirë nga zjarri gjatë pasdites së sotme në “Rrugën e Kombit” në Shqipëri, më saktësisht afër pompës së derivateve “NBT Oil”.

Sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku autobusi shihet të jetë përfshirë nga zjarri, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Po ashtu nga video shihet se janë shkaktuar kolona të gjatë për shkak të autobusit të përfshirë nga zjarri. Deri më tani nuk dihen arsyet që kanë çuar në djegien e autobusit./Sinjali/