image Austria: Vazhdimi i dialogut Kosovë - Serbi shumë i rëndësishëm

Politikë

Austria: Vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi shumë i rëndësishëm

news image

Kancelari austriak, Karl Nehammer, i ka kthyer letër kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit e kishte uruar për marrjen e postit të kancelarit.

Nehammer tha se Austria do ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimit në bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas tij, në këtë proces element i rëndësishëm është vazhdimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, raporton Sinjali.

Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në konsolidimin e pozitës së saj si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare dhe në ndjekjen e rrugës së saj drejt anëtarësimit. Në këtë proces, vazhdimi i vendosur i dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë rëndësi të veçantë”, thuhet në letrën e Nehammerit.

Për mua si Kancelar do të jetë një çështje e rëndësishme të thelloj më tej marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Forumi ekonomik Kosovë-Austri, të cilit i jeni referuar, do të jetë një mundësi e mirë për ta vënë në praktikë këtë angazhim edhe në fushën ekonomike.”

/GazetaSinjali/