image Austria ndihmon Zjarrfikësit e Kosovës

Siguri

Austria ndihmon Zjarrfikësit e Kosovës

news image

Drejtoria Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, respektivisht Njësia e Brigadës së Zjarrfikësve në këtë komune, dje ka pranuar një donacion nga Bashkia Hollersbach në Landin e Salzburgut të Austrisë.

Kontingjentin e helmetave që kanë ardhur nga Austria, Njësisë së Zjarrfikësve të Gjilanit ua dorëzoi Drejtoresha e Institutit “Prime Education” në Prishtinë, znj. Vjollca Blakaj e cila gjatë vizitave zyrtare që ka pasur në Austri përveç temave për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ajo i ka diskutuara edhe mundësitë se si Bashkitë e Austrisë do mund të ndihmonin Komunat e Kosovës.

Pas bisedave që kemi pasur me shumë institucione në Austri, disa prej Bashkive kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin që në mënyra të ndryshme të ndihmojnë Kosovën. Njëra prej këtyre Bashkive është edhe Hollersbach në Landin e Salzburgut, ku Brigada vullnetare e Zjarrëfikësve dhuroi si donacion një numër të konsiderueshëm të helmetave të cilat unë ua dorëzova organeve përkatëse të Komunës së Gjilanit”, ka thënë zonja Blakaj.

/GazetaSinjali/