image Australia e shpall Gjokoviqin njeri të rrezikshëm për rendin shoqëror dhe shëndetin publik

Sporte të tjera

Australia e shpall Gjokoviqin njeri të rrezikshëm për rendin shoqëror dhe shëndetin publik

news image

Qeveria e Australisë e ka shpallur Novak Gjokoviq si njeri të rrezikshëm për rendin shoqëror dhe shëndetin publik.

Sipas Qeverisë, prania e Gjokoviqit e rrit ndjenjën anti-vaksinim dhe shpërfilljen e rregullave të COVID-19.

Të dielën në orën 09:00 do të jetë seanca, e cila supozohet të jetë përfundimtare, dhe do të zhvillohet në një gjykatë tjetër, pasi çështja kalon tashmë në Gjykatën Federale të Australisë.

Qeveria po e ndërton rastin ndaj tij në gjykatë me këto fakte:

  • ai është një “individ i profilit të lartë i pavaksinuar” me “mospërfillje të dukshme” për rregullat e COVID si izolimi
  • ai mund të ngrejë ndjenja kundër vaksinimit
  • nuk përmendet ajo që ka qenë çështja kryesore deri më sot – përjashtimi i tij mjekësor.

/Gazeta Sinjali Sporti/