image Shpallet armëpushim i përkohshëm në Mariupol

Botë

Shpallet armëpushim i përkohshëm në Mariupol

news image

Një armëpushim i përkohshëm është shpallur në qytetin ukrainas, Mariupol. Sipas këshillit të qytetit, ky armëpushim do të zgjasë nga ora 10:00-21:00 me orën lokale (08:00-19:00 GMT).

Civilët do të jenë në gjendje të evakuojnë qytetin përgjatë një rruge të rënë dakord nga ora 12:00 me kohën lokale (10:00 GMT).

Një plan i ngjashëm i shpallur të shtunën u rrëzua menjëherë pasi u njoftua, për shkak të bombardimeve të rinovuara. /GazetaSinjali/