image Australia do të përfshihet nga një valë e nxehtësisë

Botë

Botë/ Australia do të përfshihet nga një valë e nxehtësisë

news image

Australia mund të përballet me ditë shumë të nxehta gjatë javës së ardhshme, kanë paralajmëruar parashikuesit e motit.

Temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë celcius duke filluar nga dita e mërkurë, kanë deklaruar Byroja e Meterologjisë.

Rekordi më i madh i nxehtësisë ishte shënuar më 2 janar 1940 në jug të Australisë, ku temperatura arriti në 50.7 gradë celcius.

Në perëndim të Australisë, temperaturat gjatë fundjavës kanë arritur në 41 gradë celcius.

“Jemi në pritje të një moti shumë të nxehtë gjatë javës që vjen, që mund të thejë rekorde për shumë rajone të Australisë”, tha meterologjistja Diana Eadie.

Temperatura të larta të ngjajshme ishin shënuar më 7 janar të vitit 2013 me 40.3 gradë celcius. /Gazeta Sinjali/