image Australi, të gjithë personat që hyjnë në vend, izolohen për 14 ditë

Botë

Australi, të gjithë personat që hyjnë në vend, izolohen për 14 ditë

news image

Prej mesnatës të kësaj së diele (15 mars), të gjithë personat që hyjnë në Australi do të izolohen për 14 ditë, kjo si masë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ky është urdhëri i dhënë nga kryeministri i vendit, Scott Morrison ditën e djeshme në një konferencë ku është shprehur se kjo masë është shumë e rëndësishme.

Edhe anijet e kroçerat e huaja nuk do të lejohen të zbarkojnë në portet e Australisë.

Në të gjithë vendin shkollat do të funksionojnë normalisht deri në një urdhër të dytë.

Deri më tani, Australia ka regjistruar 250 raste të konfirmuara dhe tre viktima në të gjithë vendin.

Ajo ka pezulluar dhe shumë aktivitete sportive, ku është anuluar dhe gara e parë e sezonit të ri të Formula 1. /Gazeta Sinjali/