Jennifer Lopez dhe Maluma kanë publikuan së fundmi dy këngë në një, “Pa’ti & Lonely”, që do të paraqitet si kolonë zanore e filmit ‘Marry Me’.
Ndërkohë këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe, ka zgjedhur pikërisht këtë projekt të famshëm nga dyshja, për të ironizuar dhe thumbuar këngëtarët shqiptarë. “3 ditë, 3 milionë e 500 mijë shikime. Ndërkohë, Subscribers në Youtube 13.4 milionë. Ose këta s’kanë fansat (që dmth o kanë këta o s’di tjetër) ose s’dinë te blejnë, ose ose, duhet të ishin shqiptarë që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh. Ah, nejse thuaj. Po të ishin këtu, do të kishin thyer rekorde edhe më shumë se kaq. Do të shkruante edhe media për thyerje rekordesh. Po nejse thuaj. Hajt natën”, ka shkruar Aurela, duke ironizuar faktin se Lopez dhe Maluma nuk kanë aq fansa sa kanë artistët shqiptarë./Gazeta Sinjali/