image Eli Fara me fjalë të veçanta për ditëlindjen e Aurela Gaçes, “Gëzuar ditëlindjen o mike e rrallë”

Bota e Yjeve

Eli Fara me fjalë të veçanta për ditëlindjen e Aurela Gaçes, “Gëzuar ditëlindjen o mike e rrallë”

news image

Këngëtarja Eli Fara ka zgjedhur të urojë me fjalë shumë të ëmbla miken e saj Aurela Gaçën, pikërisht në ditën e saj më të veçantë.

Artistja ka publikuar një video me të gjitha momentet së bashku të tyre në skenë ose jashtë saj, krah të cilës ka shkruar: “Gezuar ditlindjen o mike e rralle!!!! Aurelaa Gezuar 26 vjetorin!!! Edhe  ! Jam e bekuar që të kam ne jetën time! Qofsh e lumtur gjith jetën tënde bashkë me Skerdin Grace dhe Abigel! @aurelagaceofficial”.

Eli dhe Aurela kanë interpretuar së bashku në skenën e ‘Këngës Magjike’, aty ku rrëmbyen dhe vendin e parë me këngën ‘Zemra Rratatata’ dhe çuan në këmbë publikun e pallatit të Kongreseve.

Tanimë dy artistet kanë një miqësi shumëvjeçare për të cilën kanë folur edhe në daljet e tyre publike. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CGZ2vJpBIrO/?utm_source=ig_web_copy_link