Këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Aurela Gaçe, ka qenë shumë herë e përfshirë në fushatat e ndryshme kundër kancerit të gjirit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo disa vite më parë, i bënte thirrje grave dhe vajzave që t’i thonë “Stop” dhe t’i bëjnë kontrollet e gjirit.
Megjithatë, disa nga mediet si duket e kanë keqkuptuar, duke deformuar mesazhin e saj.
“Aurela Gaçe bën ekon e gjirit dhe përlot me fjalët: “Dua t’i shoh vajzat e mia të rriten dhe unë të jem pranë tyre” – kanë qenë disa prej titujve që e kanë revoltuar artisten e njohur.
”Deri ku mund të shkojë “gatimi” i një titulli?”, ka pyetur ajo