Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca , do të raportojë sot në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, shkruan Gazeta Sinjali.
Spanca do të raportojë lidhur me kalendarin e auditimeve dhe caktimin e pagës.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbahet në orën 10:00.
Rendi i ditës
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverabalit të mbledhjes së mbajtur të Komisionit me datë 15.09.2021;
3. Raportim i Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca lidhur me kalendarin e auditimeve dhe caktimin e pagës;
4. Votimi i Raportit Financiar i Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021;
5. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020;
6. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020;
7. Të ndryshme.