image Vlora Spanca zgjidhet Auditore e Përgjithshme e Kosovës, opozita nuk e mbështet se është motra e këshilltares së Kurtit - Sinjali

Vlora Spanca zgjidhet Auditore e Përgjithshme e Kosovës, opozita nuk e mbështet se është motra e këshilltares së Kurtit

news image

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës me 67 vota për 9 kundër dhe një abstenim, Kuvendi e ka zgjedhur Vlora Spancën, Auditore të Përgjithshme të Kosovës me mandat pesëvjeçar.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kapja e institucionit të pavarur të Auditorit të Përgjithshëm nga kryeministri Albin Kurti përmes motrës së këshilltares së tij do ta humbë kredibilitetin e këtij institucioni.

Kujtojmë se presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar një vendim me të cilin Vlora Spanca i propozohet Kuvendit të Kosovës për pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Siç njofton zyra e presidencës, Vlora Spanca është ekonomiste dhe ka një përvojë 13 vjeçare në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Gjatë kësaj kohe ajo ka ushtruar detyrën e drejtores të Departamentit të Auditimit, udhëheqëses së Divizionit për Auditimin e Performancës, ndërkaq nga viti 2017, ka ushtruar detyrën e Ndihmëses së Auditorit të Përgjithshëm.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: