image Auditorja e Përgjithshme: Kemi evidentuar 51 raste të dyshimta për vepra penale vitin e kaluar

Drejtësi

Auditorja e Përgjithshme: Kemi evidentuar 51 raste të dyshimta për vepra penale vitin e kaluar

news image

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se kanë evidentuar 51 raste të dyshimta për vepra penale gjatë vitit 2022.

Ajo në një konferencë për media tha se të gjitha këto raste i kanë dërguar në Prokurorinë e Shtetit për hetime të mëtejme.

Sipas saj, rastet e identifikuara janë kryesisht nga fusha e prokurimit, lidhja e kontratave dhe shpenzimet në kategorinë mallra dhe shërbime.

“Kemi evidentuar 51 raste të dyshimita të cilat i kemi dërguar në Prokurori të Shtetit për analizë dhe hetime të mëtejme. Përveç këtyre 51 rasteve të evidentuara në prokurori janë dërguar edhe dy raporte në tërësi për shkak të çështjeve të ndërlidhura. Rastet janë kryesisht nga fusha e prokurimit publik, lidhja e kontratave, shpenzimet e në kategorinë mallra dhe shpenzime ku janë identifikuar 36 raste”, tha ajo.

Ajo shtoi se këto raste të dyshimta më shumë i takojnë nivelit lokal.

Ndërsa bëri të ditur se gjatë vitit 2022 kanë bërë 15 auditime të institucioneve të ndryshme, derisa përmendi efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Spanca tha se në bazë të raportit final del se institucionet nuk kanë pasur rezultate të kënaqshme të trajtimit të dhunës në familje.

Raporti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2022 pritet të shkojë për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

/GazetaSinjali/