image Atlanta, Phoenixi, Brooklyni dhe Clippers gjejnë fitoret e radhës

Basketboll

Atlanta, Phoenixi, Brooklyni dhe Clippers gjejnë fitoret e radhës

news image

Vazhdojnë ndeshjet interesante të Play Offit në NBA, shkruan Sinjali Sport.

Atlanta Hawks me fitoren ndaj New York Knicks me rezultat 113-96 ka krijuar një epërsi prej 3-1 në seri.

Lideri i Hawks, Trae Young vazhdoi me performancat e shkëlqyera në këtë Play Off, fundori amerikan ishte më efikasi te vendasit me 27 pikë, ndërsa te mysafirët Julius Randle ishte më i miri me 23 pikë.

Phoenixi  e barazoi serinë në 2-2 ndaj kampionit në fuqi Los Angeles Lakers, pasi e mposhti me rezultat 100-92.

Loja ekipore ishte ajo që ia solli barazimin Suns, ku Chris Paul me 18 pikë e 9 asistime ishte më i dalluari, kurse te Lakers, mbreti LeBron James me 25 pikë dhe 12 kërcime ishte më efektivi, por lëndimi që e pësoi Anthony Davis ishte kyç për këtë përballje.

Brooklyn Nets mposhtën Boston Celtics në një ndeshje me shumë pikë ku rezultati përfundimtar ishte 141-126.

Nets fitoren e tretë e gjetën fal treshes Kevin Durant që shënoi 42 pikë, Kyrie Irving me 39 sosh dhe 23 pikë e 18 asistime nga James Harden.

Në tjetrën anë 40 pikët e Jayson Tatumit ishin të pamjaftueshme për fitore.

Takimi i fundit i mbrëmjes ishte ai në mes Dallas Mavericks dhe Los Angeles Clippers, i fituar me lehtësi nga këta të fundit me rezultat 81-106.

Clippers barazuan serinë ndaj Mavs në 2-2.

Kawhi Leonard me 29 pikë dhe 10 kërcime ishte më i dalluari në këtë demolim nga skuadra kaliforniane, derisa te vendasit i zakonshmi Luka Doncic me 19 pikë ishte më në formë. /Gazeta Sinjali Sporti/