image ATK zgjatë afatin për deklarimin dhe pagesën e tatimeve

Kosovë

Njoftim/ ATK zgjatë afatin për deklarimin dhe pagesën e tatimeve

news image

Administrata Tatimore e Kosovës bën të ditur se është zgjatur afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve dhe kontributeve.

Në njoftimin e dërguar për media nga ATK thuhet se me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 01/07 dhe 01/09 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve të datës 29.04.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Covid-19, Administrata Tatimore e Kosovës e ka zgjatur afatin për deklarimin.

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

“Po ashtu, ju njoftojmë se zgjatet afati deri me 15.05.2020 edhe për trajtimin dhe vendosjen e kërkesave lidhur me rimbursimet”.

“Të gjithë tatimpaguesit  të cilët në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë për këto lloje tatimesh, Administrata Tatimore ju mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes  për pagesën  me këste të obligimeve  tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për  t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë e shkaktuar si pasojë e COVID-19”.

“Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor”,  thuhet në njoftim./ Gazeta Sinjali/