image ATK thyen rekord, mbledh mbi gjysmë miliardi euro

Kosovë

Financa/ ATK thyen rekord, mbledh mbi gjysmë miliardi euro

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka thyer rekord në mbledhjen e të hyrave për herë të parë që nga themelimi i saj,  ku vlera e mbledhur e të hyrave deri me datë 27 dhjetor 2019 ka arritur në mbi gjysmë miliardi euro (501, 640,196) apo mbi 48 milionë euro ose mbi 10% më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

“Rezultatet e larta të të hyrave janë reflektim i përkushtimi të jashtëzakonshme të ATK-së, në luftimin e ekonomisë jo-formale, mbledhjen e borxheve, rritja e kapaciteteve profesionale të stafit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, komunikimi i rregullt me tatimpagues, bashkëpunimi me qytetarë, si dhe automatizimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve.”, thuhet në njoftimin për medie.

ATK zotphet se përkundër vështirësive që e sfidojnë, është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizoj suksese të mëtutjeshme në misionin e saj, çdoherë duke respektuar kornizat ligjore./Gazeta Sinjali/