image ATK thotë se këtë vit ka më shumë të hyra se në 2018-ën

Financa

Ekonomi/ ATK thotë se këtë vit ka më shumë të hyra se në 2018-ën

news image

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një shkrimi për media ka thënë se të hyrat në këtë institucion po vazhdojnë të kenë trend pozitiv, ku theksojnë se deri më tani në cdo muaj kanë rritje të të hyrave në krahasim me vitin paraprak.

Administrata Tatimore e Kosovës, për muajt Janar–Gusht 2019 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 335.4 milionë euro, që krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 34.8 milionë euro apo 12 %. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë inkasuar mbi 118.3 milionë euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, që në total janë mbledhur 453.7 milionë euro.

Më tutje, ATK thotë se janë zhvilluar aktivitete intensive për mbledhjen e borxheve, ku si rezultat kanë marrë rritje të të hyrave si dhe ulje të borxheve tatimore.

Sipas ATK-së, prioritet i tyre vazhdon të mbetet luftimi i informalitetit në Kosovë, posaçërisht në pjesën e ekonomisë së hirtë, ku përgjegjësia e ATK-së është e përcaktuar me ligj./Sinjali/