image ATK: Për tetë muaj grumbulluam mbi gjysmë miliardi euro

Biznes

ATK: Për tetë muaj grumbulluam mbi gjysmë miliardi euro

news image

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se ka pasë një performancë të shkëlqyeshme në mbledhjen e të hyrave gjatë periudhës janar-gusht 2023, ku janë mbledhur 579.2 milionë euro, e që në krahasim mes periudhave të njëjta 2022-2023 ka rritje për 92 milionë euro.

“Këto rezultatet pozitive tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm të punës së këtij institucioni kyç për të hyrat shtetërore”, thotë ATK përmes një njoftimi.

Përmes kësaj mbledhjeje të të hyrave, Administrata Tatimore e Kosovës thotë se është përqendruar në ngritjen e performancës së saj në përmbushjen e objektivave të planifikuara dhe të menaxhuara me përgjegjësi.

ATK ka radhitur edhe disa nga objektivat kryesore që kanë dhënë efekt:

përmirësimi i efikasitetit: ATK ka arritur të rrisë efikasitetin e punës së saj në proceset e mbledhjes së të hyrave, duke zvogëluar kohën e pritjes për tatimpaguesve dhe duke lehtësuar procedurat e tyre.

zbatimi i ligjit dhe ngritja integritetit: ATK e ka të theksuar zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit në të gjitha nivelet e punës së saj, duke garantuar transparencën dhe drejtësinë në trajtimin e tatimpaguesve.

ndërveprimi me publikun: institucioni ka ngritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me tatimin dhe ka ndërtuar marrëdhënie të mira me tatimpaguesit, si dhe me qytetarët.

automatizimi i proceseve të punës: përdorimi i teknologjisë dhe automatizimi i disa proceseve ka ndihmuar në zvogëlimin e gabimeve dhe në lehtësimin e punës së administratës, në veçanti të marrjes së shërbimeve nga tatimpaguesit.

Rezultatet pozitive të kësaj mbledhjeje tregojnë angazhimin e Administratës Tatimore të Kosovës për të përmbushur detyrat e saj në mënyrë të ndërgjegjshme dhe profesionale. Ky është një përmirësim i rëndësishëm në zhvillimin e sistemit tatimor të vendit, i cili ndihmon në sigurimin e burimeve të nevojshme për të përmirësuar shërbimet publike.

/GazetaSinjali/