Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në pesë muajt e parë të vitit 2022, kanë realizuar 15 mijë e 276 vizita përmbushëse te bizneset dhe kësisoj pas konstatimeve në teren, janë shqiptuar 3 mijë e 534 gjoba mandatorë, si dhe 184 gjoba për mallin e gjetur pa dokumentacion përkatës.
ATK përmes kësaj komunikate thekson se vlera e gjobave mandatarë, shkon deri në 1.2 milion euro, kurse sa i përket mallit pa dokumentacion 155 mijë e 387 euro, shkruan Gazeta Sinjali.
“Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar ne Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë. Periudha Janar/Maj 2022 Vizita përmbushëse 15,276, gjoba mandatore 3,534 1.2 mil €, gjoba për mallin pa origjinë 184 155,387”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se “pa dyshim aktivitete operative të kryera kanë dhënë rezultat në rritjen e të hyrave. Për këtë periudhë kemi rritje për 70.2 milionë euro apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milionë euro”.
Trajtimin e evazionit tatimor përveç me aktivitete rutinore, hetime tatimore, ATK thotë se do ta bëjë edhe përmes projekteve përmbushëse, si ai në fushën e ndërtimtarisë, gastronomisë/hotelerisë, mallit pa dokumentacion dhe mungesës në stoqe, si dhe mos-deklaruesve.