Administratës Tatimore të Kosovës-Departamenti për Mbledhjen e Borxheve ka zhvilluar një aksion në 18 subjekte afariste, të cilat kishin borxhe prej 1.6 milionë eurove.
ATK njoftoi se gjatë këtij aksioni ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej 820, 101 euro kurse është vendosur që pjesa tjetër e borxhit të paguhet me këste.
Po ashtu, ATK paralajmëroi se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.
“ATK, ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë dhe saktë obligimet tatimore në mënyrë që të mos bëhen objekt i aksioneve të tilla. Synimi kryesor i ATK-së është përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore nga tatimpaguesit”, thuhet në njoftimin e tyre.