Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të mbledh të hyra në vlerë të 47.7 milionë euro që nga muaji janar e deri në prill të këtij viti.
Sipas ATK-së gjatë kësaj periudhe janë tubuar 17.7% më shumë para se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
“Rritja e këtyre statistikave siguron arkën e shtetit që janë inkasuar në total 317.1 milionë euro tatime, dhe 83.6 milionë euro kontribute pensionale, që në total tatime+kontribute janë 400.7 milionë euro”.
“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është rezultat i përkushtimit maksimal të të gjithë stafit të ATK-së, si dhe trajtimi specifik i sektorëve të cilët sipas parametrave dhe analizave të ATK-së shkaktojnë mos përmbushje tatimore”, njofton kjo administratë.