image ATK konfiskon prona dhe mbyll biznese të cilat nuk paguajnë tatimet

Financa

ATK konfiskon prona dhe mbyll biznese të cilat nuk paguajnë tatimet

news image

Në vazhdën e aktiviteteve të masave të sforcuara nga Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme  ka realizuar aktivitete nën asistencë të Policisë së Kosovës ndaj 20 subjekteve biznesore, të cilat kishin borxh në vlerë mbi 2 milionë euro.

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se kësaj radhe aksioni ka qenë i shtrirë në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren e Dragash, në kuadër të këtij aksioni janë mbyllë biznese për mos pagesë të tatimit dhe janë konfiskuar prona të  paluajtshme  dhe luajtshme.

Më tej në njoftimin e ATK-së thuhet se për mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore që nga fillimi i këtij viti e deri me datë 18 nëntor 2022 ka zhvilluar aktivitete tek 260 subjekte biznesore, të cilat kishin borxhe në vlerë 34,5 milion euro.

Përderisa sipas ATK-së inkasim  me paradhënie është 12,7 milion euro, ndërsa sa i përket pjesës tjetër të obligimeve në pamundësi të pagesës së plotë janë hyrë në marrëveshje të pagesës së borxhit me këste. “Trajtimi i borxheve do të vazhdoj tek çdo tatimpagues i cili nuk i përgjigjet thirrjeve të ATK-së për t’i kryer obligimet e krijuara tatimore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

/GazetaSinjali/