image ATK ka një shpërblim për të gjithë ata që paguajnë borxhet para Vitit të Ri

Financa

ATK ka një shpërblim për të gjithë ata që paguajnë borxhet para Vitit të Ri

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara se mund të përfitojnë nga falja e interesit, raporton Gazeta Sinjali.

ATK ka njoftuar se se tatimpaguesit mund të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht që të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë deri më 31 Dhjetor 2020.

Njoftim për tatimpagues

????Paguaj tatimin bazë, përfito nga shlyerja e interesit

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara ndaj ATK-së, mund të përfitojnë nga falja e interesit.

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së për periudhat Janar/2020 deri Dhjetor/2020, mund të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht që të njëjtit, për periudhat e lartcekura, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 31 Dhjetor 2020.

Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 31 Dhjetor 2020, do të përfitojnë nga falja e interesit.

/Gazeta Sinjali/